E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, një tjetër rast helmimi në shkollë

Më shumë se 120 nxënëse dhe tre mësues janë helmuar në një shkollë në provincën Takhar, bëjnë të ditur Zyrtarët aganë.

Për sulmin fajësohen fundamentalistët radikalë, që kanë përdorur një pluhur të paidentifikuar toksik për të ndotur ajrin në shkollë. Shumë viktima thuhet se kanë humbur vetëdijen dhe janë shtruar në spital.

Muajin e kaluar, 150 vajza janë helmuar në Takhar, pasi pinë ujë të kontaminuar. Edhe javën e kaluar, më shumë se 200 djem u sëmurën në mënyrë misterioze në një shkollë në provincën e Kostit.

Ministria e Arsimit raportoi këtë muaj se 550 shkolla afgane janë mbyllur për shkak të shqetësimeve të sigurisë, duke I precut kështu 300 mijë nxënës në 11 krahina.

Autoritetet thonë se talebanët po përpiqen t`i frikësojnë familjet nga dërgimi i fëmijëve në shkollë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›