E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë, riatdhesohen 9 emigrantë ilegalë

Nuk ka të ndalur operacioni “Fshesa” në Greqi. 9 emigrantë shqiptarë të cilët janë riatdhesuar mëngjesin e sotëm përmes stacionit Kufitar të Kakavijës. Policia greke, është vënë në “gjah” të emigrantëve ilegalë që qarkullojnë në Athinë, Patra, Selanik dhe Janinë.

Policia e Athinës, brenda këtij viti ka riatdhesuar 164 emigrantë të paligjshëm shqiptarë, të cilët qarkullonin pa dokumentacionin e duhur dhe pa leje pune dhe qëndrimi në shtetin grek.

Mes tyre, ka pasur edhe mjaft shqiptarë që kanë qenë të pajisur me pasaporta biometrike por që u kishte kaluar afati i qëndrimit në shtetin grek duke plotësuar 90 ditëshin e nevojshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›