Afganistan sulmohet selia e OKB-se ne Herat
Nje sulm i armatosur eshte kryer mengjesin e sotem kunder selise se Kombeve te Bashkuara ne Herat per fat te mire pa shkaktuar viktima dhe te plagosur.
Nuk ka viktima dhe nuk ka as te plagosur. Punonjesit tane ndodhen ne bunker ka deklaruar zedhenesi Henri Burgard.
Burgard ndodhej ne qytet ne momentin e sulmit nderkohe qe ne seline e OKB-se ndodheshin rreth 20 persona punonjes nderkombetare shofere dhe truproja.
Nderkohe nje nga kreret e guerrilasve talebane ne Afganistan Mullahu Bilal ka marre persiper sulmin kamikaz.
Ndersa policia lokale ka bere te ditur se grupi i rebeleve perbehej nga 4 kamikaze te cilet u vrane nga forcat afgane te sigurise.
Kamikazi i pare u leshua me nje autobombe ndaj hyrjes kryesore ndersa tre te tjeret u vrane jashte nderteses ka sqaruar nje oficer policie.