E Diel, 1 Nëntor 2026

Indi vriten 6 police ne shtetin e Biharit

Gjashte police jane vrare ne nje prite te ngritur nga rebelet maoiste ne shtetin e Biharit ne Indi ku po zhvillohen zgjedhjet per rinovimin e Parlamentit.

Sipas informacioneve te fundit agjentet humben jeten si pasoje e shperthimit te nje mine gjate kalimit te makines se tyre.

Masakra ka bere qe te rritet niveli i gatishmerise ne rajonin e Sheoharit qe konsiderohet edhe si fortese e guerrilasve.

Ne kete rajon neser do te hapen qendrat e votimit per zhvillimin e fazes se dyte elektorale nga gjashte gjithesej.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›