E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, votime të pavlefshme në disa provinca

Komisioni Elektoral për Ankesat në Afganistan, tha se ishte duke përjashtuar votat e hedhura në 83 qendra votimi në provincat Kandahar, Ghazni dhe Paktika. Ky komision tha se kishte gjetur fakte të qarta dhe bindëse të mashtrimeve, duke dhënë edhe urdhër për rinumërim të votave në disa qendra votimi.

Më herët, rivali kryesor në zgjedhje, Abdullah Abdullah, e akuzoi presidentin Hamid Karzai se ka manipuluar komisionin e veçantë që po numëron votat. Pretendimet për mashtrime në zgjedhjet afgane përfshijnë edhe njoftime për vende ku pjesëmarrja ka qenë më shumë se 100 për qind.

Por ajo që e bën Dr. Abdullah për të thënë se procesi ka qenë i korruptuar, është se votat janë numëruar nga vende që ishte bërë e ditur për mbylljen e tyre ditën e zgjedhjeve. Ai tha se komisioni i pavarur elektoral, që është përgjegjës për numërimin e votave, nuk ishte i pavarur. “Ishte i korruptuar”, thuhet dhe në anën e presidentit Karzai.

Një zëdhënës i presidentit i ka mohuar këto akuza, por i ka thënë BBC-së se Dr. Abdullah duhet të pres, derisa komisioni elektoral të kryejë punën. Abdullah ka thënë se nuk do ta pranojë rezultatin duke sfiduar komunitetin ndërkombëtar për të siguruar që këto janë zgjedhje të ndershme. /bbc/start/

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›