Vaksinat kundër H1N1 japin rezultate premtuese
Kjo është një provë që garanton se ato do të japin rezultate të kënaqshme, deklaroi sot kreu i agjencisë evropiane për kontrollin e ilaçeve. Qeveritë e vendeve evropiane kanë filluar të marrin furnizimet e para me vaksina kundër gripit pandemik H1N1, por ndërkohë janë në pritje të licencimit nga autoritetet evropiane për të filluar vaksinimin në masë.
"Duket mjaft premtuese. Përgjigja imunitare e të gjitha këtyre vaksinave është mjaft e lartë, çfarëdolloj vaksine qoftë", deklaroi gjatë një konference për shtyp, Thomas Lonngren, drejtori ekzekutiv i Agjencisë Evropiane të Mjekësisë (EMEA).
Fuqia e reagimit imunitar është mjaft e rëndësishme në përcaktimin jo vetëm nëse vaksina është e efektshme, por edhe sasinë e dozës që duhet përdorur. Për shkak se gripi i derrit është një sëmundje e re, shumë ekspertë të sëmundjeve infektive mendojnë se njerëzit do të kenë nevojë për dy doza për të fituar imunitet të plotë kundër virusit.
Megjithatë kompania farmaceutike "Novartis" deklaroi një javë më parë se një dozë e njërës prej vaksinave të saj eksperimentale është e mjaftueshme për të siguruar mbrojtjen e nevojshme nga virusi, duke shtuar kështu shpresën se sasitë e mëdha të vaksinave që janë porositur, do të mjaftojnë për një numër më të madh njerëzish se nga çfarë është parashikuar.