E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raport për vdekjet e të rinjve në botë

Ata thonë se kjo çështje injorohet nga politikanët. Një studim i botuar në revistën mjeksore The Lancet, arriti në konkluzionin se 40 % e vdekjeve në botë, në mesin e adoleshentëve shkaktohen nga plagë prej aksidenteve, vetëvrasjeve dhe sulmeve të dhunshme.

Në mbarë botën 2.6 milion adoleshentë vdesin çdo vit dhe studimi tregon se kishte një lidhje të fortë mes statistikave të vdekjeve dhe varfërisë së vendeve ku ndodhin ato.

Vdekjet në vendet e zhvilluar janë rritur në numër, prej sëmundjeve infektive dhe vdekshmërisë materne.

Eksperti mjeksor, Robert Blum nga shkolla për Shëndetin, Johns Hopkins Bloomberg në Baltimorë, i tha BBC-së se shifrat reflektonin se sa shumë prioritet vendet u jepnin investimeve për të rinjtë.

"Në emër të uljes së kostos ne nuk investojmë tek të rinjtë. Nëse do të bëjë një gjë do t'u thosha: investoni në arsimin e fëmijëve, bëni çdo gjë që mundni për t'u siguruar që të gjithë fëmijët hyjnë në shkollë, janë gati për të mësuar dhe qëndrojnë në shkollë derisa të diplomohen."

"Nëse mund ta bëjmë këtë atëherë reduktojmë dhunën inter-personale, reduktojmë rrezikun nga shtatëzania në moshat e reja dhe çdo rezultat tjetër negativ", tha eksperti Robert Blum.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›