E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, vriten 10 talebanë nga amerikanët

Badghis -Në Afganistan, janë vrarë sot të paktën 10 talebanë nga një bombardim i forcave amerikane, në veriperëndim të vendit, bënë të ditur burime ushtarake dhe zyrtare. ''Dhjetë talebanët, mes të cilëve dhe mollahu Dastagir, ndodheshin në një ndërtesë në provincën Badghis, në veriperëndim të vendit'', deklaroi ushtria amerikane në një komunikatë. "Dastagir ishte përgjegjës për dhunën e shkaktuar muajt e fundit në provincën Badghis. Në muajin nëntor ai organizoi një sulm kundër ushtrisë afgane ku si pasojë humbën jetën 13 ushtarë'', shtoi ajo. Që prej dy vitesh, dhuna nga kryengritësit afganë është rritur pavarësisht pranisë së 70 000 trupave të huaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›