PS: Berishë të heshtë
Tiranë - Kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste deklaroi sot se kryeministri Sali Berisha duhet të heshtë përballë vendimeve të institucioneve. “Duhet të heshtë dhe të heqë dorë nga përbaltja e institucioneve kushtetuese, sepse shteti ligjor nuk mund të ndërtohet, duke sulmuar institucionet e shtetit ligjor. Dua të përsëris edhe një herë faktin që e kam deklaruar edhe dy ditë më parë, ne si Parti Socialiste mbetemi koherent, në faktin që mbetemi të gatshëm për të kontribuar për një projekt kushtetues, me standarde dhe që konsideron të gjitha sugjerimet e partnerëve ndërkombëtarë dhe që vë në themele parimet e kriteret e ligjit të "Lustracionit"”-theksoi Leskaj.
Ajo deklaroi pas mbledhjes së Grupit të deputetëve socialist, se Partia Socialiste mbetet koherente në qëndrimin e saj për sa i takon ligjit të "Lustracionit”. “Ne mbetemi koherent në respektimin e vendimeve të institucioneve që u ngarkon ligji, pra të vendimeve të institucioneve kushtetuese”-tha më tej Leskaj.