E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, vriten 3 ushtarë britanikë të NATO

Gazeta Shqip

afganistanTre ushtarë të NATO-s dhe nëntë afganë kanë mbetur të vrarë nga bombat e vendosura në rrugë në Afganistan .
Misioni i NATO-s në Afganistan(ISAF), tha se tre pjesëtarë të tij, ushtarë britanikë janë vrarë nga shpërthimi i një mjeti të improvizuar shpërthyes në Afganistanin jugor të martën.

Gjithashtu, në Afganistanin jugor, një bombë e vendosur në rrugë në distriktin Shah Wali të provincës Kandahar janë vrarë tre civilë afganë dhe janë plagosur pesë.

Një bombë e njëjtë në Uruzgan vrau katër civilë tjerë afganë.

Edhe në Kunduz një bombë kishte në shënjestër komandantin e policisë lokale, duke e lënë të vrarë atë sikurse edhe shoferin e tij.

1 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)

Afganistan, vriten 3 ushtarë britanikë të NATO burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›