E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, vriten 30 talibanë

Zyrtarët afganë dhe ata të NATO-s raportojnë se janë vrarë disa talibanë gjatë luftimeve në perëndim të Afganistanit.
 

Një zëdhënës i Aleancës Veri-atlantike tha se patrulla e ushtrisë afgane është sulmuar në provincën Farah, ndërsa aeroplanët e NATO-s janë përgjigjur me bombardimin e pozicioneve talibane.
 

Autoritetet lokale policore kanë njoftuar për 30 talibanë të vrarë dhe 15 të tjerë të plagosur.
 

Zëvendësguvernatori i provincës, Muhamed Junus Rasuli, tha se tre ushtarë afganë kanë humbur jetën, ndërsa beteja po vazhdon ende.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›