Transportonin materiale zgjedhore, 1 muaj arrest shtëpiak 4 serbëve

Katër serbët e arrestuar dy ditë më parë do të kthehen në shtëpitë e tyre, por nën kushtet e arrestit shtëpiak. Kështu ka vendosur gjatë ditës Gjykata Komunale e Gjilanit, duke i`u caktuar atyre nga 30 ditë arrest shtëpiak megjithëse prokuroria kërkoi paraburgim.
Ata akuzohen për nxitje të urrejtjes, përçarjes ndërmjet grupeve etnike e fetare që sipas nenit 115 të Kodit Penal të Kosovës mund të dërnohen me gjobë apo der në pesë vite burgim.
Katër serbët kosovarë u arrestuan tek Dheu i Bardhë nga Policia e Kosovës pasi posedonin material zgjedhor dhe kishin synim përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve serbe.