E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, lirohet serbja e arrestuar në Vushtrri

Mediat serbe bëjnë me dije se autoritetet e rendit në Kosovë kanë liruar nga paraburgimi me kaucion Snezhana Antonijeviç nga Beogradi, e cila u arrestua në afërsi të Vushtrrisë, bashkë me katër serbë të tjerë, pasi iu gjeten materiale propaganduese, përkatësisht, gazeta të “lëvizjes çetnike të Ravna Gorës”.

Avokati i saj, Lubomir Pantoviç, ka thënë për agjencinë Beta se ajo është liruar që të mbrohet në liri, pasi ka paguar kaucionin në vlerë prej 5 mijë euro.

Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, rasti është iniciuar si vepër penale e paraparë në bazë të nenit 115 të Kodit Penal të Kosovës, “Nxitje e urrejtjes, e përçarjes ose e mosdurimit kombëtar, racor, fetar a etnik”, ka njoftuar policia pas arrestimit të personave në fjalë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›