Afganistan vriten 5 ushtare te NATO-s

Një sasi e konsiderueshme eksplozivi e vendosur në anë të rrugës vrau pesë ushtarë të NATO-s në një krahinë jugore në Afganistan.
Bomba shpërtheu në momentin kur po kalonte autokolona me ushtarë të misionit ISAF. Identiteti dhe kombësia e ushtarëve të vrarë nuk dihet ende. Pak ditë më parë, tre ushtarë britanikë gjetën vdekjen nga një sulm i ngjashëm në provincën e Helmandit. Sulmet ndodhin në një moment kur NATO po i kalon kompetencat e sigurisë në duart e forcave vendase. Madje në disa prej provincave, të ashtuquajtura të qeta, ku sulmet dhe aktiviteti i militantëve talebanë është me intensitet të ulët, siguria ka kaluar plotësisht në duart e policisë dhe ushtrisë vendase. 100 mijë trupa të Aleancës ndodhen ende në Afganistan që funksionojnë në kuadër të ISAF-it. Sipas planit, tërheqja përfundimtare e tyre pritet të ndodhë në fund të 2014-ës.