E Shtunë, 31 Tetor 2026

David Beckham dëgjon e Bieber

David Beckham është turpëruar nga shokët e tij të skuadrës së PSG pasi ata kanë zbuluar se futbollisti i famshëm anglez dëgjon këngët e Justin Bieber.

Zlatan Ibrahimovic deklaroi për ‘The Sun’ se “të gjithë u shokuan” kur panë në iPod-in e mesfushorit 38-vjeçar muzikë adoleshentësh.

“Aty kishte këngë pafund të Justin Bieber, Selena Gomez dhe Jonas Brothers. Ne prisnim grupe angleze rock-u ose maksimumi hip-hop amerikan. Gjithsesi, kjo tregon që Beckham nuk ka shije në gjithçka”, deklaroi sulmuesi suedez./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›