"Berisha, hero kombëtar”

Këngëtarja e njohur, Bleona Qereti ishte e ftuar sot në Konventën Kombëtare të Partisë Demokratike për Barazinë Gjinore, nga ku e cilësoi atë “Hero Kombëtar”. Bleona tha se PD-ja dhe Sali Berisha kanë sjellë ndryshime reale dhe të prekshme për të gjithë shqiptarët.
Ajo tregoi historinë e saj personale me vëllain e saj që pas një aksidenti rreth 10 vjet më parë kishte rënë në gjendje kome, shkruan "Panorama". Bleona tha se shpëtim i vetëm për të ishte mjekimi jashtë, por marrja e një vize e vështirësonte punën. Sot, tha ajo, nuk ka shance të kemi këto probleme dhe vizat nuk mund të kufizojnë mundësitë tonë për kurim, shkollim, art dhe muzikë. /Indeksonline/