E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, vriten 6 policë nga shpërthimi i një bombe

Të paktën 6 policisë afganë janë vrarë si pasojë e një shpërthimi në pjesën jugore të vendit.

Mohammad Ibrahim, shefi i policisë i distriktit Nad Ali i Provincës Helmand, tha se shpërthimi ndodhi mëngjesin e sotëm, kur një veturë e policisë hasi në një bombë të vendosur në rrugë.

Viktimat janë anëtarë të Policisë Lokale të Afganistanit, një njësi mbrojtëse e fshatit, që mbikqyret nga Ministria e Punëve të Brendshme.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›