Afganistan, vriten nga një shpërthim me bombë 7 ushtarë amerikan
Shtatë ushtarë amerikanë kanë humbur jetën ditë e enjte gjatë një patrullimi të zakonshëm në një fshat në afërsi të qytetit të Kandaharit. 7 ushtarët amerikanë së bashku me një përkthyes kanadez kanë qenë afër një shtëpie të braktisur kur një bombë e varrosur në një zonë zallishteje afër një lumi ka shpërthyer duke iu marrë jetën 8 personave të mësipërm. Sipas hipotezave kjo bombë është shpërthyer nga një kryengritës rebel taleban i cili e ka aktivizuar atë atëhere kur ka parë forcat amerikane duke iu afruar fshatit Chahar Bagh, i cili njihet si nga bazat më të fuqishme të forcave talebane.
Sipas ushtarakëve të pranishëm në vendngjarje llogaritet që bomba e aktivizuar të kishte pasur peshën e 600 deri në 800 kilogramë dinamit. Sipas të dhënave njoftohet se kjo është masa më e madhe e dinamitit që mund të jetë përdorur ndonjëherë nga kryengritësit rebel si në Afganistan si edhe në Iran.
Kohët e fundit ushtarët amerikan kanë njoftuar se pritat si edhe kurthet nga ana e militantëve islamikë janë shtuar jashtëzakonisht shumë. Me qindra rrugë në Afganistan kanë filluar që të mbushen me bomba si edhe me mina.