Afganistan, vritet 2 ushtarë të NATO-s

Dy ushtarë të NATO-s kanë mbetur të vrarë në një sulm të dy afganëve, i ndodhur sot në jug të Afganistanit.
Lajmin e bënë publik autoritetet e NATO-s, ndërsa e konfirmuan edhe forcat ndërkombëtare të asistencës për sigurinë ISAF.
ISAF në një komunikatë të lëshuar për mediat bëri me dije se “dy persona, njëri prej të cilëve ushtar i ushtrisë afgane dhe tjetri civil i kanë drejtuar armët kundër ushtarëve të huaj duke vrarë dy ushtarë të NATO-s”.
Por, ISAF nuk bën publike kombësinë e dy ushtarëve të vrarë në këtë sulm të pabesë.