E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot takohen kryeministri grek dhe ai i Maqedonisë

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski do të takohet sot në Bruksel me kryeministrin grek Lukas Papademos. Takimi ndërmjet dy kryeministrave vjen pas iniciativës të kryeministrit Gruevski për të zhvilluar një takim me qëllim vazhdimin e dialogut në një kohë ku negociatat kanë ngecur.
 

Papademos pas shumë anulimeve e ka pranuar iniciativën dhe propozoi që takimi të zhvillohet në Bruksel. Ndërkohë kryeministri Gruevski nuk ka komentuar për atë se çfarë janë pritjet nga ky takim.
 

“Nuk do të kishte qenë mirë që para se të takohemi të vlerësoj se si do të jetë dhe çfarë do të ndodhë, edhe pse nuk kemi pritje më të mëdha, sërish po pres të mbyllet takimi dhe pastaj do të shpreh qëndrimet e mia, nëse ky takim ka karakter themelor ose do të jetë vetëm një takim me karakter protokollar”, tha kryeministri Gruevski.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›