Orav merr sot zyrtarisht detyrën si ambasador i BE-së në Shkup

Pas shtatë muajsh Bashkimi Evropian dërgon ambasadorin e saj të emëruar në Maqedoni.
Bëhet fjalë për diplomatin estonez Aivo Orav, i cili sot pritet të mbërrijë në Shkup dhe të nisë zyrtarisht mandatin e tij të diplomatit të radhës së BE-së.
Ai vjen në këtë detyrë pas largimit të ish-diplomatit Peter Sorensen, i cili u largua nga Maqedonia vetëm pas një mandati disa mujor, për shkak të emërimit në detyrën e re në Bosnjë-Hercegovinë si ambasador i BE-së.
Ambasadori i ri Orav është një diplomat karriere. Ai është 47 vjeç dhe do të jetë një nga diplomatët më të rinj të huaj në Maqedoni. Ai vjen në këtë detyrë kur vendi po shënon regres në procesin e integrimit.