Afganistan vritet britanikja e marre peng
Linda Norgrove e rrembyer ne Afganistan nga fundi i shtatorit eshte vrare nga pengmarresit gjate nje operacioni per ta shpetuar te kryer diten e djeshme.
Norgrove 36 vjec dhe me origjine nga Skocia ishte e angazhuar si operatore humanitare ne OJQ-ne amerikane Development Alternatives Inc.
Diten e djeshme grupi i rebeleve qe e mbante peng kishte paralajmeruar se ajo do te vritej nese nuk do te nderpriteshin kerkimet.
Nderkohe nje tjeter ngjarje e rende tronditi sot Afganistanin. Vrasja e kater ushtareve italiane ne nje shperthim qe e con ne 572 numrin e ushtareve te huaj te vrare ne vend qe nga fillimi i vitit.