Afganistan vritet zv.guvernatori i Ghaznit

Nje zevendesguvernator ne Afganistan eshte vrare ne nje sulm vetevrases teksa po udhetonte me makinen e tij.
Mohammad Kazim Allahyar i biri dhe kater persona te tjere humben jeten nga nje shperthim ne provincen e Ghaznit ben te ditur policia lokale.
Shperthimi ishte shume i fuqishem dhe ndodhi pasi kamikazi u fut me makinen e tij mes dy veturave qe shoqeronin guvernatorin ka deklaruar shefi i policise se Ghaznit.
2010-a ka qene viti me i pergjakshem per Afganistanin qe kur Shtetet e Bashkuara nisen pushtimin ne vitin 2001.
Sipas burimeve Allahyar po shkonte ne pune ne momentin e atentatit qe i mori jeten edhe shoferit dhe tre truprojave te tij.
Tete persona te tjere perfshire ketu kalimtare te rastit mbeten te plagosur. Allahyar ishte ne kete detyre qe prej 7 vjetesh dhe i mbijetoi nje atentati vetem dy muaj me pare.