Sakineh prokurori Denim me varje

Prokurori i Pergjithshem iranian Gholam-Hossein Mohseni-Ejei ka njoftuar denimin me vdekje per Sakineh Mohammadi Ashtani gruan e akuzuar per tradheti dhe per bashkepunim per vrasjen e te shoqit.
Gruaja sipas Teheran Times eshte denuar me varje. laquoCeshtja nuk duhet politizuar pasi kjo grua ka bashkepunuar per te vrare nje njeri. Organet gjyqesore nuk duhet te influencohen nga fushata e propagandes e nisur nga vendet perendimore tha prokurori.
Zedhenesi i Ministrise se Jashtme iraniane Ramin Mehman-Parast beri te ditur se procedurat ligjore nuk kane perfunduar ende dhe se vendimi do te merret kur gjerat te vihen ne vend.
Per Sakineh ka patur nje mobilizim ne mbare boten perendimore ku opinioni reagoi ndaj vendimit me vdekje per shkak te tradhetise ndaj burrit.
Fillimisht ajo u denua me vrasje me gure. Trupi i saj do te futej ne dhe deri ne qafe dhe me pas do te goditej deri ne vdekje me gure ne koke.