Feith vlereson doreheqjen e Sejdiut

Shefi i ICO-se Piter Feith ka pershendetur doreheqjen e presidentit te Kosoves Fatmir Sejdiu pas vendimit te Gjykates Kushtetuese qe vleresonte se ai kishte shkelur ligjin duke mbajtur njekohesisht edhe postin e kreut te LDK-se.
Feith eshte shprehur se reputacioni i Kosoves eshte forcuar me vendimin e Sejdiut qe sipas tij tregon se Kushtetuta e Kosoves eshte e fuqishme dhe se institucionet e saj respektojne sundimin e ligjit.
Une jam konsultuar me kryetarin e Kuvendit dhe mirepres gatishmerine e tij per te marre persiper pergjegjesite sipas Kushtetutes se Kosoves ka deklaruar Feith.
Me tej ai u ka bere thirrje politikaneve kosovare qe te tregojne aftesi lidershipi ne menyre qe tranzicioni presidencial te jete sa me i lehte.