E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistani, Holanda miraton dërgimin e misionit trajnues

Qeveria holandeze ka fituar mbështetjen e shumicës së ligjvënësve për të dërguar trupa dhe policë në Afganistan në misione trajnuese të policëve të rinj.

Për të siguruar mbështetjen e partive të vogla, koalicioni i pakicës i kryeministrit Mark Rut premtoi se trajnimi në provincën afgane Kunduz do të rritet nga gjashtë në 18 javë që të përmirësohet cilësia e programit.

Qeveria gjithashtu dha edhe rekomandimet për të drejtat e grave dhe fëmijëve, si dhe për të drejtat e njeriut në përgjithësi.

Njëzet e dy ushtarë holandezë janë vrarë në Afganistan, kryesisht në jug të vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›