SHBA ashpërson sanksionet ndaj Bjellorusisë

Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione më të ashpra ndaj Bjellorusisë, dhe do ta rrisin mbështetjen financiare për shoqërinë civile në këtë vend, si përgjigje ndaj shtypjes së aktivistëve pro demokratikë.
Ndihmës Sekretari i Shtetit, Filip Gordon e bëri këtë njoftim në një seancë dëgjimore në Komitetin për Marrëdhënie të Jashtme në Senat.
Ai tha se sanksionet do t`u ndalojnë kompanive amerikane dhe individëve që të bëjnë biznes me dy filialet e kompanisë bjelloruse të naftës dhe industrisë kimike.