E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistani akuzon NATO-n, për vrasjen e 4 policëve

Qeveria e Afganistanit thotë se trupat e NATO-s kanë vranë katër policë afganë në provincën jugore të Kandaharit. Ministria e Brendshme, në një deklaratë tha se katër policët afganë, u vranë në rrethin Arghandab të Kandahar të martën në mbrëmje.
 

Një zëdhënës i forcave të NATO-s në Afganistan, tha se incidenti po hetohet bashkërisht nga ndërkombëtarët dhe autoritetet afgane. Ndërkohë, një shef i policisë lokale tha se në krahinën qendrore të Ghaznit për dy orë janë zhvilluar përleshje me armë në mes të ushtarëve polakë dhe policisë afgane, pranë një bazë të huaj.
 

Ai tha se një ushtar polak është plagosur me armë. Forcat e NATO-s, ka pranuar incidentin dhe thanë se raportet tregojnë se ka pasur të shtëna në një pikë kontrolli të policisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›