Serbët, vendim për barrikadat ditët e ardhshme

Shtabet e krizave të katër komunave veriore do të vendosin ditët e ardhshme për barrikadat.
“Barrikadat në Rudare duhet të jenë gati në çdo moment qe mund të hapet zjarr ose nëse dikush tenton që të futet në veri", thotë kryetari i Zvecanit, Dragisha Milloviç.
Sipas Kosovapress, Milloviç bashkë me kryetarët e veriut, kanë shkuar të martën në orët e vona të natës në Rudare për të biseduar me përfaqësuesit serbë atje.