E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE bie parimisht dakort te vendose embargo ndaj naftes nga Irani

Qeverite e Bashkimit Evropian rane dakord te ndalojne importimin e naftes nga Irani ne kuadrin e fushates se Perendimit per te ushtruar presion ndaj Teheranit lidhur me programin berthamor te vendit.

Diplomatet evropiane thane sot se qeverite e grupit prej 27 vendesh rane dakord ne parim lidhur me embargon e naftes ndaj Iranit por se u nevojitet me teper kohe per te diskutuar se kur do ti zbatojne masat. Franca kerkoi qe Ministrat e Jashtem te BE-se te caktojne nje date per embargon ne nje takim me 30 janar.

Zedhenesja e Departamentit amerikan te Shtetit e mirepriti marreveshejn evropiane per ndalimin e importimit te naftes nga Irani duke thene se edhe vende te tjera duhet te ndermarrin veprime te ngjashme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›