E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistani merr pjesë në rishikimin e strategjisë amerikane

 Presidenti afgan, Hamid Karzai tha se vendi i tij do të marrë pjesë në rishikimin që Shtetet e Bashkuara po i bëjnë strategjisë së luftës në Afganistan. 

Ai thotë se ministri i jashtëm afgan do të kryesojë një delegacion që do të vizitojë Uashingtonin për të rishikuar strategjinë e luftës kundër kryengritjes talebane në rritje. Zoti Karzai i njoftoi planet e tij sot në Kabul gjatë një konference për shtyp me të dërguarin amerikan për Afganistanin dhe Pakistanin, Riçard Holbruk. 

Zyrtarët e cilësojnë vizitën e zotit Holbruk si një mision fakt-mbledhës në kuadrin e rishikimit që Presidenti Barak Obama po i bën strategjisë së antiterrorizmit në rajon. Zoti Obama ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të zhvendosin fokusin e tyre ushtarak nga Iraku në Afganistan. //mm//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›