Sekretarja e Shtetit Klinton, nis turneun diplomatik në Azi

Sekretarja e Shtetit Hillary Klinton niset sot për në Azi, në turneun e saj të parë jashtë vendit si kryediplomate e Presidentit Barak Obama.
Sekretarja e Shtetit, Klinton
Gjatë vizitës së parë në Japoni, zonja Klinton do të nënshkruajë një
marrëveshje për transferimin e një personeli ushtarak amerikan prej 8 mijë
vetësh nga Japonia në ishullin amerikan të Guamit në Paqësor, për të zbutur
fërkimet e krijuara nga prania e trupave amerikane në Japoni.
Në Indonezi, ajo do të përpiqet të krijojë marrëdhënie më të ngushta me
qeverinë dhe partnerët e saj të ASEAN-it për të përmirësuar gjendjen e të
drejtave të njeriut në Birmani.
Në Kinë, zonja Klinton do të kërkojë marrëdhënie dypalëshe më të gjera, përtej lidhjeve tradicionale ekonomike dhe tregtare. Ajo ka thënë se një marrëdhënie pozitive dhe bashkëpunimi amerikaneo-kineze është me rëndësi jetike për paqen dhe begatinë në Azi dhe në botë.//mm//