Barroso: Çmimi Nobel për Paqe, nder i madh për BE

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ka deklaruar se është një nder I madh që Bashkimit Europian i është dhënë Çmimit Nobel për Paqe.
Në një deklaratë nga Brukseli, Barroso ka theksuar se çmimi tregon se edhe në këto kohë të vështira, Bashkimi Evropian mbetet një inspirim për vendet dhe popujt në mbarë botën dhe se bashkësisë ndërkombëtare i duhet një Bashkim Evropian i fortë.
Më herët gjatë ditës, Kryesuesi i Komitetit Norvegjez të Nobelit, Thorbjorn Jagland, në Oslo, shpalli Bashkimin Europian si fituesin e çmimit Nobel të paqes për këtë vit
Në arsyetim, mes të tjerash, thuhet se BE-ja dhe paraardhësit e tij për më tepër se gjashtë dekada kanë kontribuar në avancimin e paqes dhe pajtimit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Evropë.