E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistani zgjedh presidentin e ri

Dhjetëra mijëra forca afgane dhe trupa të huaja, janë vendosur në gatishmëri të lartë për të siguruar mbarëvajtjen e procesit të votimit, pas rritjes se dhunës nga talibanët, të cilët janë zotuar se do të prishin procesin e zgjedhjeve.

Presidenti aktual Hamid Karzai, i cili është në pushtet që kur talibanët u larguan gati tetë vjet më parë, po sfidohet nga ish Ministri i Jashtëm Abdullah Abdullah, dhe 30 kandidatë të tjerë.

17 milion afganë më të drejtë vote po ashtu janë duke votuar edhe për këshillat krahinore.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›