E Diel, 1 Nëntor 2026

Kabuli: Mos përmendni dhunën ditën e zgjedhjeve

Urdhri, i njoftuar nëpërmjet një komunikate të qeverisë është një vendim nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë që mblodhi organet kryesore dhe administratën e ngarkuar për siguri dhe parashikon të mbrojë interesat e vendit'', njoftoi zëdhënësi i ministrisë së Punëve të Jashtme, Ahmad Zahir Faqiri.

Sipas tij, media është e lirë të mbulojë zgjedhjet presidenciale dhe rajonale, por çdo informacion për ndonjë dhunë të mundshme është i ndaluar.

"Është një situatë e jashtëzakonshme dhe çdo media duhet të respektojë këtë vendim'', shtoi ai.

Nëse ky urdhër nuk respektohet media lokale do të mbyllet dhe gazetarët e huaj do të dëbohen'', konfirmoi Zahir Faqiri.
 
"Në çdo vend demokratik ka situata të jashtëzakonshme që e detyrojnë qeverinë të marrë vendime të tilla për të mbrojtur interesat kombëtarë dhe sigurinë e qytetarëve'', nënvizoi ai.

Ministri e Punëve të Jashtme, me anë të një komunikate, urdhëroi dje median të mos transmetojë informacione mbi dhunën nga ora 01:30 GMT dhe 15:30 GMT, për të mundësuar një pjesëmarrje të gjerë të popullit në zgjedhje dhe jo duke i frikësuar duke njoftuar akte terroriste.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›