´´Forbes´´: Gratë më të fuqishme të planetit
Me përjashtim të Merkelit, e cila për të katërtën herë e kryeson listën e 100 grave më me ndikim në botë, nëntë emrat e tjerë në dhjetëshen e parë janë të përfaqësueseve të biznesit.
Mes tyre janë drejtoreshat e ''PepsiCo'', ''Kraft foods'' dhe gjigantit bërthamor francez ''Areva''.
Lista e personave më me ndikim është përgatitur sipas ndikimit ekonomik, pranisë mediatike dhe arritjeve në karrierë.
Mbi 60 për qind e emrave të listës janë të përfaqësueseve nga SHBA-ja.
Ka përjashtim presidentja e Argjentinës, Kristina Fernandez de Kirchner, e cila ndodhet në vendin e 11-të, kryetarja e Kongresit Nacional Indian, Sonia Gandi, e cila fitoi në zgjedhjet parlamentare në Indi, ndërsa ndodhet në vendin e 13-të dhe ministrja franceze e Ekonomisë, Kristin Lagard në vendin e 17-të.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ndodhet në vendin e 36-të.
Vitin e kaluar, kur ishte vetëm senatore e shtetit të Nju-Jorkut, Klinton mbante vendin e
28-të.
Zonja e parë e SHBA-së, Michele Obama, e cila për herë të parë ndodhet në listë, është në vendin e 40-të, para mbretëreshës britanike, Elzabeta II.