E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan,rojet e ambasadës së Shba-së akuza për sjellje të turpshme

Kontraktuesit privatë të pajtuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara kanë rrezikuar sigurinë në ambasadën amerikane në Kabul me sjellje të turpshme, administrim në gjendje të dehur dhe me forca mbrojtëse të pamjaftueshme në një kohë kur dhuna është në rritje në qytetin afgan, tha një grup mbikqyrës.
Projekti jopartiak mbi mbikqyrjen e qeverisë i dërgoi Sekretares së Shtetit Hillary Clinton një letër që diokumentonte ankesat për rojet që punojnë për "ArmorGroup" në Amerikën e Veriut dhe disa fotografi të njerëzve gati të zhveshur që silllen në mënyrë të pakëndeshme në kampin e tyre.
Fotografitë e marra nga grupi tregojnë rojet meshkuj të zhveshur duke vallëzuar rreth një zjarri të madh dhe duke urinuar ndërsa të tjerët shkrepnin fotografi.
Filmimi I tregon ata duke dersdhur alkol në pjesën e pasme të trupit të një rekruti të rid he duke u përpjekur ta pijnë atë ndërsa derdhet nga prapanica e këtij të fundit.
" Ka patur disa gjëra në vazhdim e sipër në Kabul për të cilat ne nuk kemi qënë të informuar për to, sinqerisht duhet të ishim në dijeni të tyre"-tha zëdhënësi I Departamentit të Shtetit Ian Kelly në një konferencë. Ai tha se çështja do të ndiqej nga Departamenti I Inspektoriatit të Përgjithshëm.
Firma ka punësuar 450 rojë për të mundësuar sigurinë në ambasadën në Kabul me një kontratë 5-vjeçare me Departamentin e Shtetit me vlerë 189 milionë dollarë.
" Kolegët e mi morën vendimin për të rinovuar atë kontratë në bazë të informacionit që ata kishin në atë kohë. Ata ishin të kënaqur që kontraktuesi ishte duke ofruar siguri të mjaftueshme për ambasadën"-tha Kelly.
Këto janë të fundit nga disa akuza për sjellje të pahijshme nga kontraktuesit privatë të sigurisë të angazhuar nga qeveria amerikane për të kryer detyrat në Irak dhe Afganistan.
Rreth 1000 diplomatë amerikanë, stafi dhe shtetas afganë punojnë në ambasadë. Rreth 150 roje janë amerikanë ose nga vende të tjera anglishtfolëse. 300 pjesëtarët e mbetur janë identifikuar nga projekti për "Mbikqyrjen e Qeverisë" si Gurkhas nga India dhe Nepali të cilët flasin pak ose aspak anglisht.
Drejtoresha ekzekutive e projektit Danielle Brian tha se grupi I saj kishte foilur me 15 roje anglishtfolëse.
" Kur këta persona janë në detyrë dhe po ruajnë ambasadën ka një mungesë të plotë besimi për lidershipin e tyre, një ndarje të përgjithshme në strukturën e tyre drejtuese dhe për këtë arsye ka patur disa incidente për të cilat ata do të përgjigjen, ata nuk e kanë më atë nivel besimi për të mbrojtur njëri-tjetrin me jetën e tyre, e cila është pikërisht ajo që ne jemi duke u kërkuar të bëjnë"-tha Brian në një intervistë.
"ArmorGroup" një degë e "Wackenhut Services Inc." me bazë në Florida nuk ka bërë asnjë koment të menjëhershëm mbi akuzat.
Që kur kontrata ishte nënshkruar në vitin 2007, Departamenti i Shtetit e ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur "ArmorGroup" se ajo nuk kishte përmbushur kërkesat kontraktuale, por në qershor Departamenti I Shtetit ra dakord për të zgjatur kontratën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›