Greqi/ Karamanlis: Vendi në zgjedhje të parakohshme
Kryeministri grek Kostas Karamanlis ka deklaruar se ka ndërmend të shpallë zgjedhjet e parakohshme. Gjatë një fjalimi të drejtuar kombit, Karamanlis tha se do ti drejtohet presidentit për ti kërkuar që të shpërndajë parlamentin. Kreu i qeverisë greke nuk ka bërë të ditur një datë për zgjedhjet e parakohshme, por sipas analistëve mund të bëhet fjalë për javën e parë të tetorit. Ndërkaq Karamanlis nuk ka nguruar që të sulmojë drejtuesin e partisë më të madhe opozitare, Pasok.
Të mërkurën në mbrëmje kryeministri grek Kostas Karamanlis ka deklaroi shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, duke e arsyetuar vendimin e tij me nevojat për përballimin e krizës ekonomike. Ai rikujtoi pasojat e krizës financiare publike, që dëmtuan rëndë vendin. Kështu, dy vjet pas zgjedhjeve të parakohshme të shtatorit 2007, grekët po përgatiten përsëri që t'u drejtohen kutive të votimit. Deklaratën e tij kreu i ekzekutivit e bëri publike nëpërmejet një mesazhi televiziv. "Kërkoj një mandat të freskët popullor. Në mënyrë që me programin konkret që do të paraqes, të përballojmë pasojat e krizës ndërkombëtare, duke krijuar në të njëjtën kohë baza të forta për ekonominë, që do të garantojnë një progres afatgjatë për vendin tonë", tha Karamalis.
Në fillim të mesazhit të tij, kryeministri grek pohoi se vendi ndodhet në një udhëkryq kritik. Por më tepër se krizës ekonomike, kryeministri ia atribuoi qëndrimit të partisë më të madhe opozitare, PASOK, vendimin për të kaluar në zgjedhje të parakohshme. Ai tha se parakusht për realizimin e reformave që do të nxirrnin vendin nga kriza, ishte ekzistenca e një klime të mirë politike. Pas deklaratës së kryeministrit grek, reagoi menjëherë edhe kreu ipartisë më të madhe opozitare, Jorgos Papandreu, i cili nga selia e partisë, tha: "Sot, nuk ballafaqohen thjesht partitë, por dy politika dhe alternativa diametralisht të kundërta.
Një alternativë neoliberale, me administrim klientelist dhe pa tansparencë të vendit, që na solli në krizën e tanishme tragjike dhe zgjidhja progresiste e PASOK-ut, për një ecje tjetër të vendit, të bazuar në vlerat dhe parimet e së drejtës. Partia "Demokracia e Re" e Kostas Karamanlis erdhi në pushtet në mars të vitit 2004, duke dërguar në opozitë socialistët që kishin qeverisur për 11 vjet rresht. Ai fitoi sërish në 2007 pasi shpalli zgjedhje të parakohshme.