E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indonezi, 46 të vdekur nga tërmeti

Të paktën 46 persona kanë vdekur nga lëvizja sizmike me intensitet 7 ballë të shkallës rihter që goditi ishullin indonezian të Javas, ku për pasojë janë shkatërruar dhjetëra ndërtesa gjigande. Të paktën 5000 persona kanë braktisur shtëpitë e tyre përgjatë bregut jug perendimor ndërsa më shumë se 400 të tjerë jaë plagosur. Shërbimi gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka lokalizuar epiqendrën e tërmetit rreh 200 km në jug të Xhakartas, në një thellësi prej 63 km. Në Tasikmalaya, zona bregdetare më e afërt, ku janë shembur disa shtëpi ndër të cilat edhe ndërtesa e bashkisë, është dëmtuar edhe xhamia, ndërsa janë dërguar edhe ndihmat e para mjekësore. Në këtë zonë ka patur dëme të mëdha materiale ndërsa janë plagosur shumë njerëz. Sizma është ndjerë edhe në të tjera zona të Arqipelagut, në një distancë më të largët nga epiqendra e tërmetit, po për fat të mirë ka ptur më pak dëme materilae. Në kryeqytetin indonezian, në Xhakarta, ndërtesat kanë nisur të lëkunden dhe shumë persona kanë dalë nëpër rrugë. Qendra e paralajmërimit të cunamit për Paqësorin nuk sheh rrezik të ndonjë cunami. Megjithatë autoriteteve lokale iu bë thirrje për gatishmëri. Në disa pjesë të bregdetit mund të krijohen valë gjigante nga levizja sizmike e së mërkurës .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›