E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aflotoksina, Kosova merr masa

Me mëngjes punëtorët e qendrës tregtare ETC po i largojnë nga ekspozimi të gjitha llojet e qumështit e prodhimeve të tij që Agjencia e Ushqimit e Veterinës po ka dyshime për përmbajtje të shtuar të Aflatoksinës M-1.
Deklarata. 

"Bëhet fjalë për disa lloje të qumështit MEGGLE, Fast, Primalat, ZOTT e Dukat që analizat e para të AVUK rezultuan pozitive.
Si rrjedhojë në magazina e pika kufitare po mbahen të bllokuara sasi e madhe e bylmetit të këtyre kompanive", ka thënë  Florida Beqiri Mneaxhere në ETC në KlanKosova.

E analizat për qumështin vendorë kanë treguar se nuk ka përmbajtje të Aflatoksinës M-1 .
Ky lajm pritet ta rrit konsumin vendor, pasi deri tani vetëm 130 mijë litra qumësht nga vendi janë konsumuar brenda dite, ndërsa konsumi total kap sasinë prej 450 mijë litrave./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›