E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afresku i demtuar i Onufrit ne laborator

Këto janë pjesët e mbetura nga afresku i Onufrit dëmtuar dy javë më parë në kishën e Shën e Premtes në Valsh të Elbasanit.

Ekspertët e artit pranë Institutit të Monumenteve, janë duke përgatitur projektin për rikthimin e pjesëve të mbetura, megjithëse pranojnë se dëmtimi është masiv.

Dhjetë figura shenjtorësh janë zhdukur dhe 5 janë të dëmtuara rëndë. Ndërsa e vetmja figurë shejntori e shpëtuar sipas Vokoploës mund të rikthehet.
Përsa i përket vlerës së afreskut, e pikturuar nga dora e Onufrit në vitin 1554, ka qenë gjithmonë një ekzemplar studimesh, analizash kimike, kërkimesh dhe temash të ndryshme diskutimesh shkencore në fushën e trashëgimisë kulturore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›