Izraeli voton sot per zgjedhjet e pergjithshme
Izraelitët votojnë sot për zgjedhjet e përgjithshme, që priten të rikthejnë kryeministrin në detyrë, Benjamin Netanyahu, në zyrën e tij.
Netanyahu tha se zgjedhja ishte midis palëve që do të çonin drejt një Irzaeli të dobët e të përçarë dhe atyre që në fakt aspironin për një Izrael të fortë e të bashkuar.
Analistët thonë se ka gjasa që ai të formojnë një koalicion të ri të krahut të djathtë. Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme, procesi i paqes izraelito-palestinez nuk ka qenë lart në agjendat e partive gjatë fushatës. Çështjet sociale dhe ekonomike kanë dalë si shqetësimet kryesore në mesin e votuesve në prag të votimit.
Sipas sondazheve të fundit të opinionit, lista e përbashkët zgjedhore e partisë Likud e Netanyahut dhe ultra-nacionalistët e Yisrael Beitenu, partia e ish-ministrit të jashtëm Avigdor Lieberman do të fitojnë rreth 32 vende. Partitë e tjera të krahut të djathtë pritet t'i japin Netanjahut një shumicë prej rreth 63 vendesh në Knessetin me 120-anëtarë. 100 qendra votimi u hapën në mbarë vendin e janë rreth 5.66 milionë personat me të drejtë vote.