E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ miraton ngritjen e 12 zyrave rajonale per 24 rrethe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar në unanimitet ngritjen e Zyrave Rajonale Zgjedhore dhe dokumentacionin e kandidimit në zgjedhjet elektorale. KQZ ka vendosur ngritjen e 12 zyrave rajonale për 24 rrethet e vendit. Ato do të vendosen në rrethet që janë më larg qarkut, për të mundësuar një menaxhim më të mirë të procesit zgjedhor. Ngritja e zyrave rajonale duhet të përfundojë brenda 5 muajve dhe jo më vonë se 1 muaj përpara datës së zgjedhjeve. Në vendimin e dytë të miratuar, KQZ vendosi që partitë politike të cilat nuk kanë asnjë mandat në Kuvend, të dorëzojnë së bashku me listat shumë-emërore të kandidatëve për deputet edhe listën e mbështetësve të tyre. Partitë politike që do të kandidojnë të vetme në zgjedhje, duhet të kenë një listë me 5 mijë mbështetës në rang kombëtar, ndërsa ato që do të kandidojnë në koalicion duhet të kenë një listë me 7 mijë mbështetës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›