Afrikë e Jugut, vidhen edhe gazetarët neozelandezë

Këtë herë viktima e grabitësve ka qenë një grup xhirimi nga Zelanda e Re, të cilit iu morën të gjitha pajisjet me të cilat do të xhironin turneun mitik të futbollit. Në konferencën e shtypit ku reporterët morën pjesë, u detyruan të përdorin pajisje me qira, ndërsa për shkak të vjedhjes, kanë ndërruar edhe hotelin në Afrikën e Jugut.
“Nuk mund të presësh që ngjarje të tilla të ndodhin në hotelet e rekomanduara nga FIFA dhe të quajtura të sigurta. Mendoni se c’mund të bëhet në vendet e tjera”, tha gazetari neozelandez që humbi pajisjet e transmetimit satelitor.
Kjo grabitje ishte e fundit ndaj gazetarëve në Afrikën e Jugut. Më parë një grup xhirimi kinez u detyrua të lërë të gjitha sendet me vlerë nën kërcënimin e armëve ndërsa disa gazetarëve portugezë iu vodhën pajisjet në hotel.