E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi nuk është fajtor

Adidas, prodhuesi i topit zyrtar të Kampionatit botëror, ka mohuar sugjerimet se produkti i tyre ishte fajtor për gabimin e portierit të Anglisë, Robert Green, pas të cilit Anglia barazoi 1-1 me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mërkurën.

Pas goditjes qendrore nga mesfushori amerikan Clint Dempsey, topi i rrodhi nga duart portierit Green dhe përfundoi në rrjet. “Ne jemi të lumtur me performancat e topit dhe nuk mendojmë se kishte të bëjë diçka me golin që pranoi Anglia. Në të kundërtën, nëse analizoni ndeshjet e deritashme, disa portierë kanë shkëlqyer”, tha Thomas Schaikvan nga Adidas.

“Portieri i Nigerisë, Vincent Enyema dhe portieri amerikan, Tim Howard, morën çmimet e futbollistëve më të mirë në ndeshjet e tyre, ndërsa edhe portieri i Afrikës së Jugut, Itumeleng Khune ishte i shkëlqyeshëm kundër Meksikës”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›