E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha, afër Atalantas

E ardhmja e Migjen Bashës mund të jetë larg Frosinones. Sipas ueb faqes tuttoLegaPro.com, mesfushori kosovar mund t’i bashkohet Atalantas gjatë kësaj vere. Aktualisht, Basha, i lindur në vitin 1987, është në pronësi të përbashkët të ekipit Rimini dhe Frosinones.

Sezonin e fundit ai ka luajtur te Frosinone, ku pati 38 paraqitje dhe realizoi 3 gola. Gjithnjë sipas kësaj ueb faqeje, marrëveshja me klubin nga Bergamo është afër finalizimit. Por, së pari duhet të sistemohet bashkëpronësia ndërmjet dy skuadrave që e mbajnë kartonin e futbollistit.

Atalanta e kërkonte Bashën edhe gjatë verës së kaluar. Ekipi kaltër e zi ka rënë në Serie B gjatë sezonit të fundit. Përpos Atalantas, për shërbimet e mesfushorit kosovar së fundmi kishin shprehur interesim edhe Parma dhe Bari nga Serie A dhe Torino nga Serie B. 23 vjeçari, i cili ka pasaportë zvicerane, në të kaluarën ka luajtur për ekipet Lausanne, Lucchese e Viareggio.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›