Afrim Hasani akuzohet per ngjarjen e ndodhur me 23 mars
Gjykata e Krimeve te Renda ka refuzuar dje, kerkesen e te pandehurit Afrim Hasani per gjykimin e tij te shkurtuar. Pas leximit te kerkeses per gjykim, i pandehuri nepermjet mbrojtesit te tij, ka kerkuar gjykimin e shkurtuar, duke perfituar ne kete menyre per ulje te denimit me nje te treten. Por organi i akuzes ka qene kundra kesaj kerkese, duke argumentuar se duhet te thirren per te dhene deklarimet e tyre te gjithe deshmitaret, per te sqaruar ngjarjen. Kerkesa e prokurorise eshte pranuar nga gjykata. Hasani rrezikon denimin e tij edhe me burgim perjete pas refuzimit te gjykimit te shkurtuar. I pandehuri akuzohet per vrasjen e dy policeve Shkelzen Dobrushi dhe Ramadan Hilaj. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e 23 marsit ne Shen Meri te Kukesit, teksa autori ka hyre ne lokalin Isa Dobrushit ku ndodheshin dy efektivet dhe i ka qelluar per vdekje me automatik. Gjithcka sipas akuzes ka nisur pas nje kallezimi te bere nga dy efektivat e policise ne ngarkim te Hasanit.