Veteflijohet ne qeli pas te shoqes
Tirane- Nje paraburgosur i ka dhene fund jetes, pasi shpuri gruan ne veteflijim. Besnik Hasa, 44-vjec lindur ne Kukes dhe banues ne Kamez, me tre femije ka varur veten ne kemben e krevatit te tij, me nje carcaf. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 10:55, kur Hasa ndodhej veten ne qeline e tij, ndersa kolegu i dhomes, kishte dale ne ajrim. Ka qene nje nga rojet e sektorit, i cili e ka gjetur ate te vetevarur. Mesohet se Hasa eshte derguar menjehere ne urgjence, nderkohe qe ka humbur jeten ne oren 11:16. Burime nga Drejtoria e Burgut bene me dije se 44-vjecari kishte tentuar edhe dy here te tjera qe t'i jepte fund jetes. Rasti i pare ka ndodhur ne momentin e arrestimit te tij, ne janar ne burgun 302, Tirane. Nderkohe qe rasti i dyte, ka ndodhur disa kohe me pas ne Spitalin e Burgut. Prej kesaj ngjarjeje 44-vjecari u transferua ne paraburgimin "Jordan Misja 313". Gjate diteve te fundit babai i tre femijeve ishte shprehur se, nuk kishte arsye perse te jetonte pas vdekjes se bashkeshortes se tij, Elisabeta Hasa. Po ashtu, ai kishte deklaruar ne ditet e fundit se, i kishte thene bashkeshortes se tij qe te vriste veten me shaka, por ajo e kishte bere me te vertete. Besnik Hasa u arrestua me daten 8 janar te ketij viti, nen akuzen e "shkaktimit te vetevrasjes". Gjate deklarimeve te dhena perpara oficereve te policise gjyqesore, Hasa ka sqaruar se ai kishte rreth dy muaj e gjysme qe kishte konflikte me bashkeshorten e tij Elisabeta Hasa, pasi ishte bere xheloz ndaj saj. Shkak per te cilin, kishte pire pije alkoolike dhe e ka goditur ate me grushte dhe shpulla. Diten e ngjarjes rreth ores 01:00 te 6 janarit, sipas hetimeve te kryera nga Prokuroria e Tiranes, Hasa eshte ngritur nga krevati dhe me pas ka zgjuar edhe bashkeshorten e tij Elisabeten. Ai i ka dhene litarin e djepit, duke i thene qe te vriste veten. Gruaja nuk ja ka bere fjalen dysh, ndersa ka marre litarin dhe e ka lidhur ne dritare, ku edhe ka varur veten. 44-vjecari pasi ka pare te gjithe skemen e ngjarjes, ka dale nga dhoma e gjumit, ku ka pire nje kafe dhe me pas ka lajmeruar te afermit, si dhe policine, qe bashkeshortja e tij i kishte dhene fund jetes. Vetem dy dite pas krimit policia ka zbardhur arsyet qe shtyne te rene t'i jape fund jetes se saj.
Grindjet mes ciftit Hasa
Sipas te dhenave nga Prokuroria e Tiranes, cifti Hasa kishte pasur shume mosmarreveshje mes tyre. Me daten 7 tetor 2008, viktima Elisabeta, ishte larguar nga banesa se bashku me tre femijet e saj dhe kishte shkuar ne Lac, per shkak te dhunes qe bashkeshorti i saj ushtronte. Me 12 tetor ajo eshte kthyer ne banese se bashku me femijet. Mesohet qe nga dita e kthimit te saj, Hasa kishte ushtruar serish dhune ndaj bashkeshortes se tij, duke e goditur me grushte dhe shpulla ne pjese te ndryshme te trupit, per shkak te xhelozise, duke e keqtrajtuar ne menyre te vazhdueshme.
Redinalda Caushaj