E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata "ndan" Baren nga Dondollaku

Dy te cilesuarit si krere te "Bandes se Lushnjes", do te gjykohen me vete. Gjykata e Krimeve te Renda ka vendosur dje, ndarjen e ceshtjes per Aldo Baren dhe Enver Dondollakun, pas kerkeses se bere nga avokati i Dondollakut per gjykim te shkurtuar. Gjykata vendosi dje qe fillimisht do te gjykohet ceshtja e Dondollakut, ndersa me pas i njejti trup gjykues do te gjykoje ceshtjen e Aldo Bares. Dy te pandehurit do te gjykohen ne mungese. Aldo Bare ndodhet i arrestuar ne Turqi, ndersa Enver Dondollaku ne Itali. Ata akuzohen per ngjarjet e ndodhura ne qytetin e Lushnjes gjate trazirave te vitit 1997, e ne vazhdim. Mbi dy te pandehurit rendojne disa akuza, si "vrasje me paramendim", "rrembim personi, "krijim i organizates kriminale", "pjesemarrje ne organizate kriminale", shkaterrim prone"etj. Paralelisht me kete proces, ne Gjykaten e Krimeve te Renda eshte duke u gjykuar pjesa tjeter e kesaj bande. Ky proces eshte ne fazen e deshmitareve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›