Afrimi i festave te fundvitit, ka sjelle nje fluks te larte emigrantesh ne doganen e Kapshtices
Kapshtice - Afrimi i festave te fundvitit, ka sjelle nje fluks te larte emigrantesh ne doganen e Kapshtices. Radhe te gjata automjetesh jane regjistruar gjate dites se djeshme ne token greke, per shkak te numrit te madh te emigranteve qe sa vinte e rritej ne kufi. Kjo fundjave ka shenuar dyndjen me te madhe te emigranteve qe kthehen ne atdhe per festat e fundvitit nepermjet doganes se Kapshtices. Piku i levizjeve te emigranteve eshte regjistruar qe ne oret e mbremjes duke u gdhire dita e djeshme, kur qe nga ora 22:00 deri pas mesnate qindra automjete te vogla si dhe autobuse te linjave Selanik-Korce dhe Athine-Korce kane vershuar ne doganen e Kapshtices. Dritan Shema, komandant i policise kufitare ne Kapshtice, thote se deri paraditen e djeshme jane regjistruar ne hyrje per ne Shqiperi mbi 5 mije persona. Ky numer ka arritur deri ne 8 mije te ardhur pasditen e djeshme, ndersa ka vazhduar nje levizje e panderprere e automjeteve te emigranteve drejt doganes se Kapshtices. Fluksi i larte ka sjelle veshtiresi dhe pritje ne doganen greke te Kapshtices. Emigrantet pohuan me te hyre ne Shqiperi se jane krijuar radhe te gjata ne token greke, qe arrijne deri ne 3 kilometra. Burime nga vendkalimi kufitar bejne te ditur se pala greke po punon me tre sportele, ndersa ne doganen shqiptare jane hapur gjashte te tille. G. Ashimi